Shkarkohet kreu i IKMT në Vlorë, shkak dyshohet aksioni për shembjen e hotelit në Dhërmi

Aktualitet

Publikuar: 20/05/2023

Shkarkohet kreu i IKMT në Vlorë, shkak dyshohet aksioni për shembjen e hotelit në Dhërmi

Ditën e sotme kreu i IKMT së Vlorës, Simbol Pazaj, është shkarkuar nga detyra.

Sipas burimeve, mësohet se shkak për këtë shkarkim dyshohet se është bërë aksioni i pak ditëve më parë, për shembjen e hotelit në Dhërmi, në pronësi të mbështetësit të Fredi Belerit.

Sakaq, pritet që të ketë edhe një valë tjetër shkarkimesh. Mësohet se në krye të IKMT, është komanduar një vajzë.(BW)