Goditën për vdekje 15-vjeçarin, Gjykata e Elbasanit vendos arrest me burg për katër të miturit

Aktualitet

Publikuar: 20/05/2023

Goditën për vdekje 15-vjeçarin, Gjykata e Elbasanit vendos arrest me burg për katër të miturit

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 4 adoleshentët e akuzuar për vrasjen e 15 vjeçarit Fatjon Bici disa ditë më parë në Gramsh.

Prokuroria e Elbasanit kishte dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për katër të miturit e arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre 15-vjeçar Fatjon Bici në Gramsh.

Ata akuzohen për vrasje ne bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.