Ndonëse kanë kaluar dy vite që prej Big Brother Vip 1, Bendiada vijon të jetë në qendër të vëmendjes si dhe kurioziteti për jetën e saj është i madh.
Edhe pse ka preferuar që jetën e saj private ta mbajë sa më të fshehtë, modelja sot është “dorëzuar”, dhe ka folur për njeriun që i ka vjedhur zemrën. Ajo ka pohuar se është e dashuruar dhe se ndihet me fat që e ka pranë.
“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”, tha Beniada.
Ndonëse, s’ka dashur të zbulojë identitetin e tij Bendiada ka treguar se ka gjetur personin që e kupton karakterin e saj edhe kur ajo nuk flet.
Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh më tej moderatorja, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.