Prapaskena

Aktualitet

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i vrasësit: Viktima si të ishte djali im!

Publikuar: 18/05/2023

I tronditur nga i biri 15 vjeçar që vrau bashkëmoshatarin për shkak të një konflikti në rrjete sociale, babai i autorit Servet Karaj ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin.

Me kërkim ndjese për familjen e viktimës, thotë se jeton me dhimbjen e tyre ndërsa e cilëson si ‘djalin e tij’ edhe të riun që vdiq nga goditja me thikë në zemër.

“I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë”, tha Karaj.

Për dëshminë e të birit, thotë se mban mend shumë pak gjëra pasi është i rënduar emocionalisht.

“Kishte shkruar u zumë, më gjuajti grushta barkut, nxora thikën, i gjuajta njërit dhe ika”, tha Karaj.
Karaj kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e vet. Në një përshkrim për të birin shprehet se nuk e dinte që mbante thikë me vete, ishte i rregullt, s’kanë pasur probleme prej tij dhe në fundjavë shkonte për të punuar me një kushëri.

“Djali ka qenë shumë i qetë, nuk merrej me gjëra të tilla. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë se kishte probleme shëndetësore. Unë isha vetë në Gramsh e 10 minuta pasi jam kthyer më kanë marrë në telefon. Jam habitur. Sjellja e djalit ka qenë normale, nuk të linte përshtypje. Nuk di si të them, nu ki kam parë asgjë me vete. Në polici na thirrën për deklaratën.

Nuk i kam parë asgjë as në cantë, as në xhep. Djali nuk ka pasur raste të tilla, nuk kam dëgjuar asnjëherë debat. Nuk kishim asnjë informacion se po të kisha sikur 2% të dija nuk do të kishte arritur deri këtu. Shkonte në shkollë zakonisht, ishte nxënës mesatar, i rregullt, të shtuna të diela punonte, nuk ishte problematik”, tha Karaj.



Më të lexuarat