Kolonja fitohet nga PS, Xhaçka shpall fitoren e Erion Isait: Ky besim është detyrim dhe angazhim për ne

Aktualitet

Publikuar: 15/05/2023

Kolonja fitohet nga PS, Xhaçka shpall fitoren e Erion Isait: Ky besim është detyrim dhe angazhim për ne

Është mbyllur numërimi i kutive të votimit për Kolonjën, ndërsa Partia Socialiste ka fituar edhe këtë bashki.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shpallur fitoren së bashku me kryetarin aktual, Erion Isai i cili mor edhe një mandat të dytë 4-vjeçar.

“Falënderoj çdo kolonjar e kolonjare që na kanë mbështetur që besuan votën te ne, tek Erion Isai, tek Edi Rama dhe PS. Ky besim është detyrim dhe angazhim për ne”, tha ministrja Xhaçka.(Pamfleti)