Heshtje mortore: Zhduken Berisha dhe Meta, braktisin dhe selitë e partisë

Kryesore

Publikuar: 15/05/2023

Heshtje mortore: Zhduken Berisha dhe Meta, braktisin dhe selitë e partisë

Sali Berisha u shfaq dje në mbrëmje, pas konfirmimit të humbjes së tre bashkive të para, për të thënë se të paktën një prej tyre, atë të Kamzës, e konsideruar për shumë kohë si një bastion i PD, nuk do ta njihte si humbje, me pretendimin se rezultati u manipulua.

Por sot, duke parë që po i humbet të gjitha bashkitë me radhë, madhe edhe në Shkodër, Tropojë, Kukës e disa bastione të tjera të PD-së, ai është zhdukur.

Nuk ka guxuar madje as të shkojë në selinë e SHQUP-it, duke lënë vetëm ata që u morën me fushatën.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për aleatin e tij Ilir Meta.

Edhe ai është zhdukur, edhe pse deri më dje, fliste me siguri se do të fitonin Elbasanin, Tiranën, Durrësin, ndërsa Shkodrën nuk e llogarisnin fare.

Mirë në Kamëz e gjetën fajtorin, se thanë u manipulua votimi elektronik, por për humbjen në gjithë Shqipërinë çfarë do thonë? Nuk dihet, sepse deri më tani ata nuk kanë guxuar të dalin as nga shtëpia.