Suedezja Loreen fiton për herë të dytë Eurovizionin, ja renditja e Shqipërisë

Show Biz

Publikuar: 14/05/2023

Suedezja Loreen fiton për herë të dytë Eurovizionin, ja renditja e Shqipërisë

Suedia është shteti fitues i Eurovizionit të këtij viti. Loreen me këngën “Tattoo” arriti të marrë shumicën e votave nga juria profesioniste.

Artistja e fiton për herë të dytë këtë garë muzikore, pasi edhe në vitin 2012 ka triumfuar me këngën Euphoria.

Shqipëria nga ana tjetër pati një përfaqësim dinjitoz me këngën “Duje” të interpretuar nga Albina dhe familja Kelmendi, por mundi të sigurojë vendin e 22-të duke grumbulluar në total 76 pikë, nga të cilat 17 nga juria profesioniste dhe 59 nga publiku.

Këtë vit Eurovizioni u mbajt në Liverpool të Anglisë sepse për shkak të luftës, Ukraina nuk mund ta përballonte një festival të të tilla përmasave.