Përplasje në Roskovec, kandidati i “Bashkë Fitojmë” godet me grushta dy qytetarë!

Aktualitet

Publikuar: 14/05/2023

Përplasje në Roskovec, kandidati i “Bashkë Fitojmë” godet me grushta dy qytetarë!

Një përplasje ka ndodhur në Roskovec, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.

Dy qytetarët e plagosur quhen Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi, në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe po bën veprimet përkatëse.

Ende nuk dihet arsyeja e përplasjes së tyre, partia Socialiste Roskovec ka dënuar këtë akt të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Sipas tyre ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, ku një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.