Mungon infrastruktura, banorët e Grabovës në Gramsh bojkotojnë zgjedhjet

Aktualitet

Publikuar: 14/05/2023

Mungon infrastruktura, banorët e Grabovës në Gramsh bojkotojnë zgjedhjet

Sot në 61 Bashki të vendit qytetarët po votojnë për kryebashkiakun. Mirëpo në fshatin Grabovë në bashkinë e Gramshit, banorët kanë bojkotuar zgjedhjet Vendore. Ky veprim është zgjedhur si shenjë proteste për mungesën e investimeve në këtë fshat kryesisht në infrastrukturë.

Kujtojmë se edhe në vitin 2021, ata nuk kanë votuar për të njëjtën arsye. Pasi nuk kanë marrë asnjë shërbim në dobi të tyre, banorët e Grabovës, janë të vendosur të mos votojnë asnjë parti pasi janë harruar nga pushteti lokal.