Këngëtarë, aktorë dhe sportistë të famshëm vijojnë të mbështesin publikisht Erion Veliajn për një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës.
Por reperi Lyrical Son ka shkuar më tej. Lyrical Son ka propozuar që të vendoset në Kushtetutë që Erion Veliaj të drejtojë përjetësisht Bashkinë e Tiranës.
Duke vlerësuar ndryshimet në Tiranë, Son tha se Veliaj duhet të ketë mandat të pakufizuar, pra pa u bërë zgjedhje, gjë që është në kundërshtim me themelet e demokracisë.
Në krah të Veliajt kanë dalë Rita Ora, Ledri Vula, Ermal Meta, Florian Marku, reperi Noizy, MC Kresha, Alban Skënderaj, Olta Gixhari, Xhesika Berberi, Dritan Shakohoxha, Luiz Ejlli me Kiara Titon, Luiza Gega, Luana Vjollca, Ermal Mamaqi, Diola Dosti, Sokol Cilleshi, Ilir Shaqiri, Elhajda Dani, Anxhela Peristeri, Arbër Hajdari, Capital T etj.
Opozita i ka akuzuar këto personazhe si të blerë nga Erion Veliaj.