Mashtron Autoriteti i Aviacionit Civil: Tymi në avionin e ‘Wizz Air’, proces normal. (Njerëzit vunë maskat dhe dolën të lemeritur)

Kryesore

Publikuar: 12/05/2023

Mashtron Autoriteti i Aviacionit Civil: Tymi në avionin e ‘Wizz Air’, proces normal. (Njerëzit vunë maskat dhe dolën të lemeritur)

Autoriteti i Aviacionit Civil, nisur nga lajmi i publikuar gjatë ditës së sotme në disa media online, sa i takon përfshirjes nga flakët të një avioni në vendqëndrimin e aeroportit “Nënë Tereza”, sqaron opinionin publik se nuk ka pasur asnjë rast të rënies së zjarrit në mjediset e aeroportit.

Bëhet fjalë për një avion, i cili ishte duke ju nënshtruar procedurës rutinë të mirëmbajtjes së motorëve. Tymi, i shfaqur edhe në videot e publikuara në mediat online, i referohen pajisjeve ndihmëse të cilat shërbejnë për ndezjen e motorëve, një proces normal për avionët që i nënshtrohen mirëmbajtjes rutinë.

Me shfaqjen e tymit, shërbimi zjarrfikës, ashtu siç parashikon rregullorja e aeroportit dhe sigurisë të tij, është paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk ka vepruar pasi është evidentuar që bëhet fjalë për një proces normal.

Autoriteti Aviacionit Civil, së bashku me aeroportin “Nënë Tereza” siguron të gjithë qytetarët se mbetet i angazhuar në çdo moment për të garantuar sigurinë maksimale për të gjithë udhëtarët.