Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar pushimin e çështjes për Selim Çekajn, i cili në prill të vitit 2021 u arrestua pasi në kontejnerin e tij u kapën 49 kg kokainë.
Selim Çekaj u lirua nga burgu në tetor të vitit 2021, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë ende, por Prokurori i çështjes kërkon pushimin. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, nëse do pranojë t’i mbyllë këtu hetimet apo jo.
Kujtojmë se Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri.