Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku autobusi i linjës së Petrelës u përplas me një automjet.
Për pasojë janë lënduar disa persona, të cilët janë dërguar me urgjencë te Trauma.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona, 5 gra dhe një burrë, ku ky i fundit thuhet se është në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia, ndërkohë dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë parakalimi i gabuar i “Audi-t”.