Një incident i rëndë dhe aspak sportiv është shënuar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Korçës dhe Dinamos, ku shihet se trajneri i korçareve, Romeo Xega teksa kishte grumbulluar ekipin, i qëllon me shuplakë njërës prej lojtareve, ndërsa i bërtet.
Por vetë lojtaret kanë folur për mediat lokale, duke thënë se vendimi është i ekzagjeruar.
“Në këto momente jam shumë e ngarkuar, si unë dhe familja. Gjëja e vetmja që doja të thosha është që jemi të dielën duke ngritur trofeun dhe do ta fitojmë për profesorin”, thotë një prej vajzave të mitura që goditet me shuplakë, e identifikuar si Rovena.
“As shpullë nuk mund të quhet, pasi është thjesht tërheqje vëmendjeje. Ata që merren me sport e dinë që nuk quhen shpulla, këto na motivojnë që të luajmë më mirë. Ka momente që një lojtar nuk ndihet mirë dhe ka nevojë që t’i kthehet përqendrimi”, tha një prej vajzave të tjera.
“Asnjë prind i yni nuk ka dalë të akuzojë. Nuk duhet të merren vendime të tilla të nxituara. Ne kemi një vit që punojmë për të ngritur kupën dhe do ta arrijmë këtë gjë, duke ngritur vlerat e profesorit tonë”.
Trajneri i Korça Volley, Romeo Xega ka komentuar shuplakën ndaj dy volejbolliste në pushimin e ndeshjes me Dinamon. Në një deklaratë për mediat ai sqaron se në një finale janë të pranueshme të gjitha dhe shpulla erdhi sepse volejbollistja ia ka kërkuar vetë. Sipas tij ato sekonda u transformuan dhe komentuan në portale.
“Dua të sqaroj opinionin korçar dhe të gjithë Shqipërisë për këtë rrëmujë që u zhvillua në portale dhe televizione. Ishte një moment jo i mirë pasi kemi luajtur finalen e parë se nuk po an lënë luajmë të qetë. Nga e gjithë loja 2 orë e 5 minuta është kapur një 2-5 sekondësh dhe për atë që nuk është nga bota e sportit duket realisht keq. Në një finale janë të pranueshme të gjitha; emocioni adrenalina, grindjet diskutimet dhe kryetarja Rovena më ka kërkuar që nuk po ndjehem mirë, më jep një shpullë, siç e kemi ne që shkundemi në sport, që të shkundem dhe i kam bërë një shpullë dhe i thashë u shkunde Rovena? Po tani jam mirë presor. Dhe kjo u transformua në portale nga mënyrat më të ndryshme dhe nuk kam dashur të komentoj në asnjë portal vetëm në TV”.
Ai e quan të padrejtë vendimin e Federatës, pasi sipas tij nuk ka asnjë shënim në protokoll dhe nuk është thirrur asnjë nga palë dhe i kërkon falje publikut.