Nuk pranoi ndarjen, i dashuri qëllon me plumb në kokë 28-vjeçaren shqiptare në Itali

Aktualitet

Publikuar: 06/05/2023

Nuk pranoi ndarjen, i dashuri qëllon me plumb në kokë 28-vjeçaren shqiptare në Itali

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Itali. Danjela Neza, një 28-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri me një plumb në kokë nga ish-partneri i saj. E ndjera me ish-in e saj, janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.

Ai nuk ka pranuar dhe në konflikt verbal e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë. Autori i ngjarjes së rëndë kishte një leje qëndrimi të rregullt dhe punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona.

Në dëshminë e tij, autori i vrasjes është shprehur se e ka vrarë Danjelën pasi ajo e kishte fyer.