Princesha e Uellsit Kate Middleton ka shkëlqyer në ceremoninë e Kurorëzimin e Mbretit së bashku me Princin William. Ajo kishte veshur një fustan vezullues në ngjyrë të fildishtë nga Alexander McQueen, teksa mori pjesë sot në Kurorëzimin e Mbretit së bashku me Princin William.
Pincesha mbërriti në Londër këtë mëngjes, me një fustan verbues në ngjyrë të fildishtë nga Alexander McQueen. Fustani i saj mahnitës prej mëndafshi përmbante qëndisje argjendi dhe fije me motive që përfaqësonin secilin nga katër kombet.
Katër lulet e kombeve vendase të qëndisura në fustanin e saj janë trëndafili anglez, gjembi skocez, lulen e narcizit uellsian dhe tërfilin irlandez.
Për të nderuar vjehrrën e saj të ndjerë me këtë rast, princesha kishte vënë një palë vathë me perla dhe diamant të Dianës.
Ndërsa për mbretëreshën e ndjerë kishte vënë gjerdanin George VI Festoon, i cili ishte një dhuratë nga Mbreti George VI për vajzën e tij, atëherë princeshë Elizabeth.