I riu që qëlloi me armë në Pukë, djali i gjyqtarit të dorëhequr nga Vettingu dhe njeriu i dyshes Berisha-Meta

Aktualitet

Publikuar: 06/05/2023

I riu që qëlloi me armë në Pukë, djali i gjyqtarit të dorëhequr nga Vettingu dhe njeriu i dyshes Berisha-Meta

Klaudio Prendi është autori i të shtënave me armë në Pukë.

Mësohet se ai është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi Vetingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.

Kjo shton dyshimet se ngjarja ka ndodhur për motive politike.