Ky është autori i masakrës në Serbi/ Vrau 8 të afërmit e tij dhe plagos 13 të tjerë

Aktualitet

Publikuar: 05/05/2023

Ky është autori i masakrës në Serbi/ Vrau 8 të afërmit e tij dhe plagos 13 të tjerë

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Serbi, ku një 21-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të të afërmeve të tij duke lënë të vrarë 8 persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Masakra ndodhi pranë një fshati 60km, Mlladenoc, në jug të Beogradit, ndërsa autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, pas aktit u arratis.

Në terren ndodhen edhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ), me mjete të plota, si dhe xhandarmëria, të cilët prej disa orësh janë në kërkim të Urosh B. Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij.

Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.