Vodhi varrezat dhe qentë / Hajdarit të Kuçovës kontrakton psikologe për t’i sjellë në vend mendjen me paratë e bashkisë, ja tenderi i çuditshëm

Kryesore

Publikuar: 02/05/2023

Vodhi varrezat dhe qentë / Hajdarit të Kuçovës kontrakton psikologe për t’i sjellë në vend mendjen me paratë e bashkisë, ja tenderi i çuditshëm

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, cilësuar nga banorët vendas si një ndër zyrtarët më të korruptuar, ka finalizuar një tender të çuditshëm, për trajtim psikologjik të vetes dhe administratës publike.

Gjatë qeverisjes 4-vjeçare të bashkisë, Kreshnik Hajdari, rezulton të ketë hapur procedurat për 3 ankande dhe 671 tendera.

Por gjatë monitorimit të gjithë procedurave nga “Infront” ka rënë në sy një procedurë e Gushtit 2022, ku Kreshnik Hajdari kontrakton një psikologje me qëllim vlerësimin psikologjik.

Hajdari i Kuçovës ka përzgjedhur psikologen Eli Prifti nga “Salcë Kozara” e Beratit, të cilën e ka paguar me paeatë publike, vetëm me qëllim kryerjen e vlerësimin psikologjik të administratës së bashkisë.

Nga një vëzhgim në QKR, psikologia herë del me statusin aktiv dhe herë pezullonte aktivietin tregtar të saj.

Bga periudha e Majit 2021, kjo psikologe ka mbajtur të hapur statusin, duke sjellë dhe fitimin e një tenderi që kryen vlerësimin psikologjik të kryetarit të bashkisë Kuçovë dhe stafit të tij.

Disa ditë më parë u zbulua se Hajdari i Kuçovës kishte fshehur një dënim me 4 muaj burg në Greqi, por për shkak se është kandidat i pushtetit, duket se po i shpëton zbatimit të ligjit.

Aferave dhe skemës së vjedhjeve të Hajdarit në Kuçovë nuk u kanë shpëtuar as varrezat dhe qentë e qytetit.

Hajdari ka vjedhur paratë e bashkisë me Pilo Kerin me koncesionin e mirëmbajtjes së varrezave të qytetit. Piloja jo vetëm përlau paratë, por vodhi edhe materiale te varrezat. Janë vjedhur edhe paratë për tredhjen e qenëve.