Një çift nga Teksasi u arrestua sot pasi lidhën dy fëmijët e tyre të vegjël dhe u bënë tatuazhe. Kur u bë një ankesë tek autoritetet, ata ua prenë lëkurën për të hequr tatuazhin.
Nëna Megan dhe partneri i saj Gunner Farr dyshohet se i lidhën fëmijët, 5 dhe 9 vjeç me litar, mbuluan gojën e tyre me shirit dhe më pas ua lidhën sytë ndërsa u bënin tatuazhe në lëkurën e tyre, sipas një deklarate në polici.
Çifti bëri tatuazh në këmbën e 5-vjeçares dhe shpatullën e 9-vjeçares, tha policia, sipas Neë York Post.
Pasi u bë një raport në shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, Megan, 27 vjeç, dhe partneri i saj, Gunner Farr, 23, dyshohet se gërvishtën dhe prenë lëkurën e fëmijëve për të fshirë tatuazhet.
Ka qenë babai biologjik i fëmijëve që ka parë që të vegjlit kishin tatuazhe dhe ishin habitur dhe më pas kanë bërë denoncimin.