Eksperti i njohur: Ai që vrau Ardian Nikulaj, s’ishte profesionist!

Aktualitet

Publikuar: 23/04/2023

Eksperti i njohur: Ai që vrau Ardian Nikulaj, s’ishte profesionist!

Disa ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Autori ishte i maskuar dhe u arratis me një motor, dy janë të dhënat publike që kanë dalë për killerin, në njërën dorë nuk kishte dorezë dhe tha dy fjalë “si kalu kur futet dhe largohu kur ikën” pas vrasjes.

Po sipas dëshmive, dialekti ishte nga veriu ose Shqipëria e mesme dhe autori ishte rreth 190 cm i gjatë.

Eksperti Fatjon Softa tha për VoxNews se vrasësi i biznesmenit nuk ishte profesionist, nga mënyra se si qëllon qëndrimin që mban dhe si pozicionohet me armën.

“Vrasësi nuk është profesionist, mënyra se si qëllon dhe numri i predhave nga 6 vetëm dy qëllojnë oblektivin në një distancë 1 metër dhe pse viktima lëvizi. Institucionet ligjzbatuese nuk kanë bërë detyrën e tyre si është e mundur që nuk ka patur një patrull policia në atë zonë e cila vetëm një rrugë ka”, tha eksperti Fatjon Softa
Softa u ndal edhe tek problematikat që po ndodh në Shqipëri ku kemi një rritje të numrit të vrasësve me pagesë.

‘Vrasësit me pagesë janë shtuar, mjafton ti paguash dhe ata të mbarojnë punë. Policia duhet të ketë një ‘portofol’, të këtyre personazhe për të parandaluar vrasje apo atentate të tjera’, u shpreh eksperti.
Sipas ekspertit duhet të merren tabulatet e viktimës dhe të analizohen me detaje, pasi nuk mund të ndodhë një ekzekutim i tillë nëse nuk ka patur më herët qoftë edhe një kërcënim.

‘Në hetim duhet të merren tabulatet, personat që ai ka komunikuar, pasi mund të shohim përmes tyre nëse ai ka pasur presione, sepse nuk lind si rrufe në qiell të hapur, papritur kjo ngjarje. Nuk vjen dikush të ekzekutojë në atë formë nëse nuk ka pasur paralajmërim apo kërcënim’, tha Softa.
Vrasësi sipas ekspertit përvecse ekzekutimit ka patur për detyrë të jap dhe mesazh ng apala që ka kërkuar eleminimin e biznesmenit.

‘Sic duket dhe nga pamjet ai ka vajtur në local në ambientit ku biznesmeni Ardian Nikulaj ndihej më i sigurt dhe ky është mesazh. Ky lloj mesazh është, si kërcënim dhe për të afërmit e Ardianit në qoftë se duan të hamerren’, u shpreh Softa për VoxNews.
Kujtojmë se Ardian Nikulaj (Marku) u vra teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person veshur me jelek fosforeshent, i ngjashëm me atë të Policisë Rrugore, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt.

Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës.

Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.