Gjykata jep vendimin për Cllevion, lihet në arrest shtëpie edhe pse Noizy tërhoqi padinë

Aktualitet

Publikuar: 20/04/2023

Gjykata jep vendimin për Cllevion, lihet në arrest shtëpie edhe pse Noizy tërhoqi padinë

Gjykata e Durrësit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio Serbiano. Reperi u arrestua më 16 prill sapo u kthye nga Rinasi, pas denoncimit që kishte bërë Noizy, me pretendimin se Cllevio e përndiqte dhe i ngjallte ndjenjë frike.

Cllevio u arrestua menjëherë pas kësaj padie, por do të lirohet ditën e sotme në masën “arrest shtëpie”. Një ditë pas arrestimit te Cllevios, Noizy deklaroi se do ta tërhiqte padinë, por duket se kjo nuk ka mjaftuar që Cllevio të lirohej tërësisht.

Sërish ky arrestim ka arritur të ndikojë direkt në karrierën e Cllevios, i cili tashmë duhet të anulojë të gjitha koncertet që kishte planifikuar të bënte. Është përfolur se ai do të ishte edhe pjesë e një organizimi të madh në Pallatin e Kongreseve. Kjo është hera e dytë që ai arrestohet për shkak të konflikteve me Noizyn.