Dënohet me burgim të përjetshëm Ardjan Çapja

Aktualitet

Publikuar: 19/04/2023

Dënohet me burgim të përjetshëm Ardjan Çapja

Ardian Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat se ka kryer vrasje.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Posaçme.  Ardjan Çapjan, i cili së bashku me Florenc Çapjan akuzohen se kanë kryer vrasjen e Nezir Beqirit, në vitin 2012, në Elbasan.

Ardjan dhe Florenc Çapja, dy emra të njohur të botës së krimit në Elbasan, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Speciale për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit 11 vite më parë në qyteti e Elbasanit.

GJKKO ka dhënë tre burgime të përjetshme për Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Jorgu Leku, bashkëpunëtor në krimin e rëndë.

Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhi togat e zeza kanë dhënë 15 vite burg, ndryshe nga sa kishte kërkuar prokuroria, vetëm 6 vite burg.

Klaidi Dokoli dhe Etien Çani janë dënuar me nga 25 vite burg.

Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir u vranë në apartamentin e tyre teksa ruheshin me efektivë policie.

Aktualisht Ardjan Çapja është i arrestuar, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është në arrati.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi kishte rrëfyer para autoriteteve se porosinë e kishte marrë nga Çapjat dhe Gentianin e kishte vrarë ai, kurse të atin, Nezirin, e kishte mbytur Olsi Leku.

Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja e tyre është porositur nga Ardjan e Florenc Çapja. Ervis Bardhi e Olsi Leku janë paguar me 50 mijë euro, ndërsa Klajdi Dokli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë banor i lagjes dhe ka vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin nga shtëpia e familjes Beqiri