Ky është zyrtari Bashkisë Tiranë që kërcënoi Eral Myftarajn që t’i linte tenderin 1 milionë euro babait të tij Shaqir Alcani që ka rrafshuar pyjet

Krim & Korrupsion

Publikuar: 10/04/2023

Ky është zyrtari Bashkisë Tiranë që kërcënoi Eral Myftarajn që t’i linte tenderin 1 milionë euro babait të tij Shaqir Alcani që ka rrafshuar pyjet

Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona, përfshirë edhe Algert Alcani, zyrtar i Bashkisë Tiranë.

(Eral Myftaraj me të birin)

Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe i shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K., kanë kërkuar që Myftaraj të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë Tiranë.

Algert Alcani është i biri i Shaqir Alcanit, pronar i kompanisë së druve Alcani.

(Algert Alcani)

Algert Alcani punon në Bashkinë e Tiranës si përgjegjës sektori. Alcani ka kontraktuar dy persona të botës së krimit për t’i bërë presion Myftarajt që të tërhiqej nga tenderin dhe tenderin ta merrte babai i tij Shaqir Alcani, i njohur për shfaqrosjen e pyjeve në Elbasan.

(Shaqir Alcani)

Myftarjat i kanë vendosur pistoletën tek koka.

Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t’i vrisnin anëtarët e familjes.

Ai ka bërë kallëzim në polici dhe pas një muaji hetime është realizuar dhe operacioni ‘Tenderi’ që solli arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.