Sherri për një tender 700 milionë lekë mes Shaqir Alcanit dhe Eral Myftarajt, ka përfunduar me arrestime.
Prapaskena mëson se është arrestuar Shaqir Alcani, i njohur si mafia e pyjeve në Elbasan dhe Librazhd.
Në pranga të bluve të Elbasanit kanë rënë rënë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Prapaskena mëson Shaqir Alcani me njerëzit e tij kanë kërcënuar me vrasje pronarin e kompanisë AL-MEXWOOD, Eral Mytaraj, që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar nga Bashkia e Tiranës, me vlerë rreth 700 milionë lekë.
Tenderi është zhvilluar nga Drejtoria e Pergjithshme e Objekteve Publike, për blerje lëndë djegëse pellet dhe shpërndarje në objektet arsimore. Në tender kishte marrë pjesë edhe kompania Alcani e Shaqir Alcanit.
Eral Myftataj nuk ka pranuar të tëhiqej nga tenderi për të cilin ishte shpallur fitues. Ndaj, Alcani e ka kërcënuar.
Algert Alcani, 27 vjeç, që është i biri, punon në Bashkinë e Tiranës, ku edhe merr tendera abuzivë. Kompania Alcani, me objekt shfrytëzim pyjesh, përpunim i lëndës drusore etj., ka bërë kërdinë në pyjet e qarkut të Elbasanit, në bashkëpunim me kryebashkiakët e këtij qarku.
Nga ana tjetër edhe Eral Myftaraj njihet për tendera klientelistë dhe abuzivë.
