“Dhëndri ishte çun mami” – flet babai i nuses që u kap “mat” nga vjehrra dhe vjehrri

Aktualitet

Publikuar: 09/04/2023

“Dhëndri ishte çun mami” – flet babai i nuses që u kap “mat” nga vjehrra dhe vjehrri

Arbeni, babai i “nuses nga Librazhdi” që u kap mat nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në emisionin Real People përjetimet dhe paragjykimet, 1 vit pas videos që u bë virale.

Sipas tij, zanafilla është diku tjetër, problemet me vjehrrën dhe dhëndri që pjesën më të madhe të vitit ishte në emigrim, jo në shtëpi.

Ai tregoi se vajza u lidh me djalin me dëshirën dhe kërkesën e njerëzve të tij, edhe pse u kishte thënë se vajzën e kishte të vogël.

“Djali, ish-burri jetonte më shumë në emigrim, 1 muaj në shtëpi, 10 muaj në Gjermani.

Thoshte do bëjmë letrat për në Gjermani, por si bëri asnjëherë”, tregoi Arbeni, sipas të cilit, dhëndri ishte çun mami.

Babai thotë se e gjithë ngjarja ishte një inskenim nga ish-vjehrri. Pasi sipas tij ishte vjehrra ajo që u kap duke shkuar me një person tjetër dhe për të mbyllur ngjarjen u bë vajza e tij “kokë turku”.

“Me mbulu të vetat, se nuk ka qenë vajza ime protagoniste, por protagoniste ka qenë ish-vjehrra. Kapën atë mat me ata të vetët që ka ajo dhe ai ish-vjehrri im i famshëm, për të mbuluar gruan e vetë, futi vajzën time kokë turku.

Futën një njeri të pa mbrojtur dhe thirrën gjithë fisin aty sikur ishte një kriminele kjo që nuk e mundnin dot. Djalin që ishte aty nuk e njihja, por thjesht di që ka punuar aty. Aty janë kamerat 24-orë, ju thosha hapni kamerat te fasonëria, nuk i hapën. Edhe te shtëpia ka kamera”, tha ai.

Babai shtoi se si pasojë e paragjykimeve u largua nga fshati dhe tashmë jeton me të 5-të anëtarët e familjes në kryeqytet.

“Vajza sot është 22 dhe ju shkatërrua jeta në këtë mënyrë. Në fillim e mohova vajzën deri sa kaloi pak kohë dhe që u ula me bashkëshorten dhe ramë dakord se askush nuk e mbron fëmijën përveç prindit.

Erdha unë në Tiranë dhe vendosëm të vinim këtu pasi nga paragjykimet nuk kishte jetesë atj”, tha ai.

Ai zbulon se pasi video u publikua kudo në rrjete sociale, e bija nuk është më e njëjta, është izoluar. Ajo që e bën të vuajë më shumë, është se mes motrash, dashuria nuk është më e njëjta, pasi motra e vogël e sheh ndryshe.

“Kam një vajzë tjetër në klas të 9-të, djali është 23-vjeç. Ka lindur shtatanik dhe ka kaluar një temperaturë i vogël dhe ka probleme me dëgjimin dhe të folurën, ka aparat në kokë.

Vajza bëri vetëm arsimin e mesëm dhe donte të vazhdonte një shkollë profesionale por nuk mundi ta vazhdonte për shkak të paragjykimeve.

Vajza sot është 22 dhe ju shkatërrua jeta në këtë mënyrë. Në fillim e mohova vajzën deri sa kaloi pak kohë dhe që u ula me bashkëshorten dhe ramë dakord se askush nuk e mbron fëmijën përveç prindit.

Erdha unë në Tiranë dhe vendosëm të vinim këtu pasi nga paragjykimet nuk kishte jetesë atje.

Flasin por prapë motrat nuk e kanë atë ngrohtësinë që kishin përpara kësaj ngjarjeje. Është ftohur vajza e vogël nga ajo që ndodhi. Nuk është ajo dashuria që kemi pas.

I them baballarëve të kenë kujdes fëmijët e tyre pasi nga adoleshenca bien pre e ndonjë mashtruesi dhe përfundojnë aty ku përfundoi vajza ime”, tha ai.