’30 vajza të bukura kanë ‘zbërthyer’ çunat e krimit në Dubai, u kanë marrë informacione sekrete në shtrat’

Dosje rozë

Publikuar: 09/04/2023

’30 vajza të bukura kanë ‘zbërthyer’ çunat e krimit në Dubai, u kanë marrë informacione sekrete në shtrat’

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në rubrikën “Ndryshe” në Top Albania Radio, ka zbuluar lidhje e VIP-ave shqiptare me personazhet e botës së krimit.

Ai është shprehur se janë gati 30 vajza që janë në qarkullim dhe se kanë informacione të klasifikuar që si di njeri për këta persona.

Sipas Hoxhës, vajzat i kanë ‘zbërthyer’ çunat e Dunait nëpër hotele, duke u marrë informacione sekrete.

Të gjithë këto yjet e shoëbiz-it shqiptar që kanë objektiv paranë, pra të gjithë i mbledh politikën, krimin i mbledh paraja prandaj të gjithë shkojnë në Dubai.

Pyeta një personazh të krimit që është në kërkim aktualisht është shumë i kërkuar në Shqipëri dhe e pyeta si ja bëni me këto yje se jeni në të njëjtat vend, se atje s’ke as ça bën, se armë s’kanë, blind s’mbajnë dot se është parajsë fiskale dhe penale.

Atje duhet të ruhesh vetëm nga këto sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Dhe e pyeta që në Shqipëri flitet shumë që filanka ka qenë me filanin, dhe e pyeta si ia bëni me këto si i menaxhoni se ju të gjithë këtu.

Një javë i shkon te hoteli filan dhe shkojnë me një persona të ndryshëm. Dhe më tha: Dëgjo, në fakt ne kujtojmë se ne jemi machot dhe i përdorim këto, ne kujtojmë se i shtypin këto.

Në fakt në qarkullim nuk janë kështu, duhet të jenë diku te 30 femra, po janë ato 30 që po na masakrojnë ne të gjithëve, ne mburremi që kemi patur filanken e me radhë, por në fakt janë ato që na kanë patur neve, na kanë marrë dhe lekët dhe ato kanë informacion të klasifikuar për ne që si di njeri.”