Vrasja në Shkozë, fqinjët: Roland Sinani punonte në një gomisteri, pësoi tronditje kur ishte ushtar

Aktualitet

Publikuar: 08/04/2023

Vrasja në Shkozë, fqinjët: Roland Sinani punonte në një gomisteri, pësoi tronditje kur ishte ushtar

Fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin që vrau kunatën e tij mëngjesin e sotëm.

Jashtë kamerave ata thonë se 43-vjeçari punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje.

Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime. Roland Sinani u gjet i vrarë në oborrin e banesës, ndërsa pistoleta e krimit u gjet larg tij.