Hajdutët e LSI fushatë në Kamëz, Eduart Greci që u kap duke vjedhur naftë, ‘xhepisti’ Faik Basha që u zhvaste 2-mijëlekësha gjysheve te tregu
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mbledhur një tufë hajdutësh, të cilët i kanë angazhuar në fushatë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
Në Kamëz, Meta ka angazhuar Eduart Greci, i skeduar si një hajdut ordiner nafte. Greci ka qenë jurist në Burgun e Drenovës.
Greci është larguar në vitin 2019 nga detyra, pasi u kap duke vjedhur naftën. Greci, i cili i është bashkuar LSI-së, një parti simbol i abuzimit, është filmuar duke ngarkuar bidonët me karburant në makinën e tij.
Pas daljes së videove duke vjedhur naftën e burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kërkoi nga prokuroria nisjen e një procedimi penal.
Në Kamëz, Meta dhe Kryemadhi, kanë angazhuar edhe ish tankistin, Faik Basha, një ish drejtor i PS-së i lakuar për korrupsion deri tek dymijëlekshat.
Basha ka qenë drejtor për sigurinë në Burgun e Peqinit, ku është lakuar për dallavare dhe bashkëpunim me krimin.
Më pas, Basha u katapultua kryeinspektor dhe drejtor i Policisë Bashkiake Kamëz, ku mori edhe nofkën ‘dymijëlekëshi’, pasi vinte gjoba dhe u merrte deri tek qindarkat e fundit të moshuarave që shisnin në tregun e Kamzës.
Rakip Suli e shkarkoi dhe dëboi pas ankesave të shumta për abuzime dhe zhvatje.
Pas shkarkimit, Faik Basha iu bashkua LSI-së së Ilir Metës, emblemë e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Në këtë parti duket se gjeti veten.
Një burim tha për Prapaskenën se Monika e paguan çdo muaj Bashën me para të pista për të vijuar fushatën për Partinë e Lirisë.
Nga ana tjetër, Elona Guri, e njohur edhe si ‘bankomati’ i Monikës, ka bërë gati çantat me para për blerjen e votave në Kamëz, përmes hajdutit të naftës Eduart Greci dhe xhepistit Faik Basha.
Më parë, Ilir Meta angazhonte në Kamëz dajën e tij, Vladimir Metani, i cili me kompaninë “DESARET COMPANY” ka marrë miliona euro para publike nga drejtorët dhe kryebashkiakët e Edi Ramës.
Metani më parë ka qenë sekser i nipit të tij Ilir Meta për punët e pista, ndërsa angazhohej në fushatë në Kamëz.
Metani këtë radhë po qëndron në hije, pasi tenderin e radhës korruptiv e ka marrë vetëm disa ditë më parë. Teksa nipi Mets flet për korrupsionin nëpër studio televizive, daja Metani përlan tendera korruptivë.