Zëvendëskryeministri italian Antonio Tajani, ka folur për gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit.
Për mediat vendase ai tregoi se Berluscon ndodhet në gjendje stabël dhe se kishte kaluar një natë të qetë.
Ndër të tjera Tajani vuri në dukje faktin se Berluscon kishte kaluar një sërë problemesh shëndetësore dhe nuk ishte dorëzuar asnjëherë, duke theksuar se dhe kësaj here ai do të rikthehet në fushë.
“Kam folur sot në mëngjes me profesor Zangrillo dhe ai më tha se Berlusconi kaloi një natë të qetë, gjendja e tij është e qëndrueshme”, tha ai.
“Ne të gjithë duam të jemi optimistë dhe shpresojmë që luani të kthehet së shpejti për të marrë drejtimin e partisë. Ai është lideri ynë politik dhe sigurisht që nuk dorëzohet kurrë. Unë jam i bindur që Luani do të rikthehet në fushë”, u shpreh Tajani.
Lajmi për shtrimin me urgjenvë të Berlucsonit bëri xhiron e botës dhe u transmetua nga mediat kryesore ndërkombëtare.