Përplasi për vdekje “Olsi policin” te vijat e bardha, arrestohet shoferi i kamionit

Aktualitet

Publikuar: 05/04/2023

Përplasi për vdekje “Olsi policin” te vijat e bardha, arrestohet shoferi i kamionit

Policia e Tiranës ka lokalizuar dhe ka vënë në pranga shoferin e kamionit, që një ditë më parë përplasi për vdekje Oligert Dikën, apo siç njihej ndryshe “Olsi polici”, një personazh i njohur në Tik Tok.

Ngjarja e rëndë ndodhi te rruga “Kastriotët”, ku 32-vjeçari u përplas teksa ishte te vijat e bardha.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia e kryeqytetit.