Një atentat me eksploziv dyshohet të ketë ndodhur në Shkozet të Durrësit pak minuta më parë teksa një makinë ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur në orën 13:56 të ditës së sotme. Mësohet se automjeti ka qenë në pronësi të Aldi Mustafas, miku i ‘Rrumit të Shijakut’.
Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Mësohet se Mustafa është shok i Aleksandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Në gusht të vitit 2021 Mustafa u arrestua në Durrës së bashku me dy shtetas të tjerë pasi dyshohej se do kryenin një vrasje kundrejt pagesës.