Brian Syzo shkruan më tej për redaksinë e JOQ se në pamundësi për t’u përballur me të pasi nuk ndodhet në Pogradec, Eris Cekani dhe grupi i tij po përpiqen t’i bëjnë keq Brian, vëllait të tij Sindit dhe familjarëve me shantazhe dhe duke e denoncuar në polici për ngjarje që nuk kanë lidhje me të.
“Ne pamundesi per tu perballur me mua fizikisht pasi un nuk gjendem ne pogradec, Jane munduar ti bejn presion vellait tim dhe familjareve te mi,dhe ta keqpërsorin emrin tim duke me shantazuar dhe duke me bere denoncime ne polici ne ngjarje qe un nuk kam qene kurre i perfshire,as ne aksidenti i elbasanit,as ne ndodhia e pogrdecit dhe ne asnje vend qe ata mund te pretendojn.e vetmja arsye e ketyre santazheve esht qe te me pengojne te deshmoj ne gjyqin e Hotel Volorekes. Kjo esht e vetmja histori e vertet e kesaj ngjarje. Do ju lutesha shum te me ndihmonit edhe ju pasi ky grup esht aq i rrezikshem saqe vetem nepermjet medias zeri mund te veje ne vendd”, shkruan Brian.
I pyetur nga JOQ për lidhjet me Jona Dukën dhe Mario Xhangollin, Brian ka deklaruar se Jonën e ka ish- të dashur, pasi ka 2 vite që nuk ka pasur kontakt me të, ndërsa për Marion deklaron se është shoku i tij i ngushtë. Ndër të tjera Brian shkruan se Sindi, vëllai i tij, ka pak kohë që është kthyer nga Anglia, teksa shton se në shkurt,Sindi, shoku i tij Mario Xhangolli janë dhunuar nga Eris Cekani dhe Nertil Çollaku dhe për këtë është denoncuar në polici. Brian Syzo shkruan për JOQ se një javë pas kësaj ngjarje, është sulmuar me spraj ish-e dashura, Jona Duka, dhe kjo sipas Brian për presion kundër tij.
“Sidni syzo esht vellai im esht kthyer nga anglia. Mario xhangolli (shoku im i ngushte) edhe ky person i dhunuar nga eris cekani dhe shoku i tij nertil collaku) ka bere denoncim qe ne dt 14 shkur bashk me vellain tim per keta shtetas pasi erisi me shoket e vete i kane dale ne nje rrugice me shkopa bejsbolli dhe vellai me marion kan. Vajtur kan bere denoncim. Nje jave mbas kesaj ngjarje erisi me shoket e vete sulmojn me sprite jona duke(ish te dashuren time mbasi kam 2 vjet qe nuk kam asnje kontak) edhe kete per presion karshi meje”, shkruan Brian.