Këta janë dy viktimat e vrasjes së djeshme në Kavajë

Aktualitet

Publikuar: 30/03/2023

Këta janë dy viktimat e vrasjes së djeshme në Kavajë

Edmond Gosa në të majtë dhe Altin Rexha në të djathë janë dy viktimat e pasdites së djeshme në Kavajë pas një sherri për motive të dobëta me njëri-tjetrin.

Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta por dyshohet se përplasjet mes tyre kishin isur para tre ditësh dhe ditën e sotme ishin takuar për t’u sqaruar por që fatkeqësisht nuk rezultoi kështu.

Nga sa mësohet ka qenë Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit.

Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë.

Ky i fundit, njihet si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazëm, i cili vdiq më pas në spital.