Zakonisht njerëzit shpehin krenarinë për përkatësinë e tyre etnike, si dhe për identitetin që përfshin gjuhën, fenë, kulturën etj. Por ka edhe nga ata që e kanë mohuar identitetin apo kombësinë e tyre, madje edhe e kanë ndryshuar dhe manipuluar me para.
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, dyshohet se i përket komunutetit rom në Shqipëri, një komunutet i nderuar, me personalitete të spikatuar, vlera dhe kulturë.
Nuk ka asnjë rëndësi se cilit komunitet i përket një kandidat për t’u zgjedhur. Mjafton të plotësojë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe ligjin zgjedhor.
Por, kandidati nuk ka pse t’ia fshehë publikut nëse i përket një komuniteti të caktuar shoqëror.
Fshehja mund të konsiderohet si mungesë respekti si për komunitetin rom, ashtu edhe për publikun.