Duket se tashmë është mjaft e qartë se fushata e Ilir Metës është me gotën e rakisë para dhe pjatën me gjizë.
Qoftë për zgjedhjet e kaluara të 25 Prillit 2021, edhe pse atëherë ishte president, por edhe tani për zgjedhjet lokale të 14 Majit, Meta e ka përqendruar në fushatën nëpër mejhane ku ulet gjunjë më gjunjë me popullin, teksa dendet me raki, iu tregon se sa mirë do të bëjë partia e tij kur të marrë pushtetet, qofshin këto lokale apo qendrore.
Edhe ditën e sotme, Meta është fotografuar në një prej kafeneve të Tiranës, teksa mban para gotën e rakisë dhe pjatën me gjizë. Këtë gjë ai e ka bërë të përditshme dhe madje nuk nguron darkave të dalë dhe i alkoolizuar në studiot televizive.