Aksidenti në aksin Mamurras-Laç, identifikohet viktima dhe i plagosuri

Aktualitet

Publikuar: 26/03/2023

Aksidenti në aksin Mamurras-Laç, identifikohet viktima dhe i plagosuri

Mëngjesin e sotëm në aksin Mamurras-Laç, u regjistrua një aksident tragjik. Pranë fshatit Gjorem, një mjet humbi kontrollin, doli nga rruga dhe përfundoi jashtë saj. Nga ngjarja, mbeti i vdekur shoferi dhe u plagos pasagjeri.

Mësohet se viktima është identifikuar si Alban Miloti, teksa i plagosuri është Doçi i cili është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.