Një çift i pasur po ofrojnë mijëra euro në vit për një punëtore që do të kujdeset për dy macet e tyre.
Punëtorja do të paguhet 66.000 € në vit për t’iu bashkuar stafit të përbërë nga një asistent personal, kuzhinier dhe kopshtar në shtëpinë e madhe në Cobham, Surrey, Mbretëri e Bashkuar.
Çdo kandidate duhet të ushqejë, të kujdeset dhe të luajë me macet e çifti si dhe të merret me pastrimin e zakonshëm me fshesë me korrent dhe ajrosjen e shtëpisë.
Në njoftimin e çiftit thuhet se aplikantja duhet të kujdeset mirë për macet kur pronarët nuk janë brenda. Por jo vetëm kaq pasi detyrat e aplikantes përfshijnë:
Sigurimin që shtëpia të qëndrojë e pastër dhe e organizuar mirë, duke përfshirë pastrimin e pluhurave, pastrimin e dritareve dhe pastrimin e banjove. Fshirjen dhe lustrimin e mobiljeve dhe pajisjeve. Larjen dhe hekurosjen e rrobave dhe përgatitjen e rrobave për pastrim kimik. Menaxhimi i garderobës, duke siguruar që rrobat të jenë të lara dhe të gatshme për t’u veshur.