U kap me tre armë zjarri me silenciator, Eljo Bitri dënohet me 30 muaj burg në Holandë

Aktualitet

Publikuar: 22/03/2023

U kap me tre armë zjarri me silenciator, Eljo Bitri dënohet me 30 muaj burg në Holandë

Eljo (Ervis) Bitri, i njohur si Bledar Debrova, lindur dhe banues në Gostimë të Elbasanit, është dënuar me 30 muaj burg në Holandë. Ai akuzohet për implikimin në vepra të rënda penale si vrasje, teksa ka tentuar të kalojë kufirin në De Lutte me tre armë zjarri.

Bitri, një person i skeduar nga autoritetet shqiptare dhe i marrë në pyetje për disa ngjarje të rënda në Elbasan, është ndaluar me identitet të rremë dhe pistoletë. Shqiptari u kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.

Para një viti pas atentateve ku ishte përfshirë i vëllai, u ekzekutua në Elbasan Lulzim Bitri dhe shoku i tij Ardian Çollaku. Në 2022, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar se bashkë me Eljo Bitrin dhe personazhe të tjerë të krimit, kishin zhvilluar disa vrasje, grabitje dhe dhunime në Elbasan, Berat dhe Tiranë.