Kur duheni, dy zemra e gjejnë rrugën për t’u takuar. Këtë e vërteton historia e dy të dashuruarve të cilët pas 60 vitesh kanë kurorëzuar ndjenjat e tyre në martesë. Besotted Len Allbrighton, asokohe 19 vjeç, i propozoi për martesë të dashurës së tij 18-vjeçare Jeanette Steer në vitin 1963, por kjo dashuri u ndalua nga prindërit e personave në fjalë.
Çifti asokohe ëndërronte që të jetonin së bashku në Australi, por prindërit e tyre prishën çdo plan dhe kështu Jeanette dhe Besotted vazhduan jetën larg njëri-tjetrit. Por pas 6 dekadave pasi prindërit e tyre nuk lejuan që të vazhdonin jetën bashkë kur ishin të rinj, ata e gjetën sërish rrugën tek njëri-tjetri dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ndonëse ë moshë të vjetër.
Len u martua me një grua australiane dhe pati tre fëmijë, ndërsa Jeanette u martua dhe jetoi në Mbretërinë e Bashkuar dhe është nënë e 2 fëmijëve. Por kur martesa e Len përfundoi me divorc në vitin 2015, ai kishte vetëm një gjë në mendjen e tij, kërkimin e dashurisë së parë, Jeanette. Ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjeti shtëpinë e Jeanette dhe kur burri i saj vdiq nga kanceri u takua me Len.