U plagos nga shpërthimi i granatës, 45-vjeçari: Nuk e morëm vesh si ndodhi, dy kunatat transportohen te Trauma

Aktualitet

Publikuar: 20/03/2023

U plagos nga shpërthimi i granatës, 45-vjeçari: Nuk e morëm vesh si ndodhi, dy kunatat transportohen te Trauma

Tre persona janë plagosur mesditën e sotme në fshatin Kakavec në Prrenjas pas shpërthimit të një granate të vjetër.

45-vjeçari Olsi Elezi ishte duke punuar tokën kur u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi i granatës. Aktualisht ai ndodhet në gjendje shoku në spital pasi ka dy këmbët e plagosura.

Ai thotë se në momentin e shpërthimit të granatës, 4 persona kanë qenë duke punuar tokën por nuk e mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty.

Ndërkohë që dy kunatat që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve të shumta dhe mjaft të rënda.