Për të folur për zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike, në rubrikën Intervista e Ditës në Dritare TV ishte i politikani Nard Ndoka.
Ndoka u shpreh se aleanca e tij është me Berishën, pasi ish-kreu i PD Basha e preu në besë, si dhe e djathta shqiptare do mbështesë Berishën.
“Marrëveshja konsiston në peshën elektorale të çdo partie. E djathta nuk ka asnjë fragmentizim, këto janë hapësirat e reja të pluralizmit.
Kandidatët e Primareve do të mbështeten edhe nga parti të tjera të vogla. Alibeaj nuk është kryetar, ai është vetëm i mandatuar nga Basha. Tani dihet botërisht se Basha është i mbështetur nga Rama”, u shpreh Ndoka.