‘Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, por kur i jap me të dyja’. Kush është Klevis Ruçaj, i apasionuar pas shpejtësisë dhe makinave luksoze

Aktualitet

Publikuar: 10/03/2023

‘Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, por kur i jap me të dyja’. Kush është Klevis Ruçaj, i apasionuar pas shpejtësisë dhe makinave luksoze

Klevis Ruçaj viktima e tretë e aksidentit tragjik në nënkalimin në hyrje të Tiranës, i cili drejtonte “Audin” me shpejtësi të madhe. I riu nuk i mbijetoi plagëve të rënda nga përplasja fatale, e cila mori 3 jetë njerëzish.

19-vjeçari ishte apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h.

“Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, por kur i jap me të dyja”, shkruan ai në videot e postuara në rrjete sociale, ndërsa kilometrazhi i makinës shënon 271 km/h