” I kam këmbët ende me gjak”! Shpërthimi në banesën në Laç, fqinji rrëfen tmerrin: Dëmi në shtëpinë time shkon 15 mln lekë

Kronike

Publikuar: 10/03/2023

” I kam këmbët ende me gjak”! Shpërthimi në banesën në Laç, fqinji rrëfen tmerrin: Dëmi në shtëpinë time shkon 15 mln lekë

Shpërthimi me tritol në verandën e banesës së Skënder Likës, në Sanxhak të Laçit, ka shkaktuar dëmtime të mëdha edhe në bizneset dhe shtëpitë e tjera përreth.

Një nga fqinjët ka rrëfyer për mediat momentin kur dëgjoi shpërthimin e fuqishëm. Ai u shpreh se po flinte gjumë kur copat e xhamit i ranë në krevat dhe doli me vrap jashtë.

Fqinji u shpreh se “i kam këmbët ende me gjak, duke ecur nëpër xhama”, ndërsa theksoi se dëmet në banesën si edhe biznesin e tij arrijnë vlerën e 15 milionë lekëve.

“Nga ora 3-3:00, po flija gjumë, copat e xhamit më ranë në krevat. Kur dola thashë se ndonjë tërmet, pashë dyert e shkatërruara. Dolën njerëzit ishin mirë ka dashur Zoti. Pashë policinë dhe më thanë që i kishin vendosur tritol kushëririt tim. Kur dola dyert dhe dritaret, çfarë kisha ishin shkatërruar. Tjegullat po ashtu. U frikësua, i kam këmbët gjithë gjak, duke ecur nëpër xhama, se dola të iki nga frika. Vlera e dëmit shkon 15 milionë lekë, do ndërrohet gjithë çatia.

Unë në shtëpinë time, në hesapin tim, të vijë tjetri të bëjë këtë batërdi. Nuk i kam borxh njeri. Kam biznesin, familjen. Vitrinat i ka hedhur në tokë komplet”, u shpreh ai.