I fiksuar pas shpejtësisë! I riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Sauk kishte marrë 5 gjoba nga policia në 6 muaj

Kronike

Publikuar: 10/03/2023

I fiksuar pas shpejtësisë! I riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Sauk kishte marrë 5 gjoba nga policia në 6 muaj

Klevis Ruçaj, i riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Tiranë një natë më parë kishte vetëm një muaj që kishte marrë patentën.

Mesohet se nga muaji shtator i vitit të kaluar e deri në janar të këtij viti ai kishte marrë 5 gjoba nga policia rrugore. Ai ishte gjobitur për shpejtësi, përdorim të celularit në timon dhe parakalime apo veprime të tjera të ndaluara gjatë drejtimit të automjetit.

Gjobat e Klevis Ruçajt

1.Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
2.Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
3.Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022
4.Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022
5.Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2023
Ruçaj mbeti viktimë e aksidentit bashkë dy vajzat që udhëtonin në automjet me të pasi makina përfundoi nga mbikalimi i Saukut në anën tjetër të rrugës duke u përplasur me një tjetër automjet. Për pasojë humbën jetën edhe dy pasagjeret ndërkohë që personat që udhëtonin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur.