Sot, Klevis Ruçaj, i cili po drejtonte mjetin e llojit “Audi” ra nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke lënë pas dy viktima. Mësohet se shoferi që regjistroi aksidentin tragjik me 2 viktima dhe 4 të plagosur përfshirë veten, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës aty ku po merrte mjekim të specializuar nga mjekët.
Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.
Në disa video të postuara në Tik tok Klevis Ruçaj e tregon që i pëlqente shpejtësia. Në një nga videot tregohet që ai ecën me shpejtsi skëterre në mbi 270 km/ orë.
Ndër to është dhe kjo video më poshtë;