Prapaskena

Krim & Korrupsion

Si mbyll afera 23 milionë euro Hermes-Albtelekom në 2016 dhe a i ka sistemuar ‘çorapja’ Gent Gazheli paratë e Ben Ahmetajt në Turqi. Disa lidhje dhe skema korrupsioni

Publikuar: 08/03/2023

Mes të perceptuarve si të korruptuarve ka gjithnjë një kimi. Ata e gjejnë njëri-tjetrin edhe nëse i përkasin kontinenteve të ndryshëm.

Si mund të shpjegoheshin ndryshe lidhjet e Ilir Metës me Ardian Fullanin, Adriatik Llallën, Balilin, Kastriot Ismailajn, Cac Angjelin dhe Tigrin e financave, Arben Ahmetajn.

Apo lidhjet e Ben Ahmetajt me Vilma Nushin, dhëndrin e saj Endri Duçkën, Alda Klosin, Klodian Mene, Klodian Zoto, Klod Allajbeun, Artan Gjokajn etj.

Një rol të dyshimtë në kartelin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, ka edhe Gent Gazheli, aktualisht drejtor i Doganave.

Gazheli e ka nisur karrierën në Dogana si roje turni në vitin 1997, ku mori edhe nofkën ‘çorapja’.

Gradualisht, Gazheli u shëndërrua në hajdutin më emblematik të Doganave, ku bëri shumë para deri në vitin 2005.

Gjatë kohës kur Gazheli bënte kërdinë në Dogana, Ahmetaj ishte drejtor kabineti në Ministrinë e Financave dhe më pas drejtor Tatimesh, ku u përfshirë në afera të llahtarshme.

Ahmetaj dhe Gazheli nisën në vitet 1997-1999, kur Tigri ishte drejtor kabineti në Ministrinë e Financave dhe më pas drejtor doganash.

Që të dy bënë para në dogana dhe tatime, duke i pastruar më pas në biznes. Kur pushteti ndryshoi në 2005, Gazheli i pastroi paratë në një kompani private.

Ky ishte momenti kur Tigri e afroi Gazhelin me Ramën. Nga viti 2007 deri në 2013, Gazheli u emërua kryefinancier i PS-së, ndërsa në vitin 2011, Rama e futi edhe në këshillin bashkiak të Tiranës.

Në 2013, Gazheli u emërua në krye të Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ku mësoi metodat më të sofistikuara të pastrimit të parave. Shqipëria hyri nga zona e sigurtë në zonën gri për pastrimin e parave nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT), një një mekanizëm i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave.

Në vitin 2016, Gazheli u emërua ambasador në Turqi, ku do mbehet mend për braktisjen e një fëmije shqiptar, në një prej kampeve në Siri. U tha se Gazheli dha dorëheqjen pas publikimit në emisionin “Le Iene” mbi braktisjen e një fëmije shqiptar, por në fakt Gazhelin e prisnin poste kyçe dhe me shumë para në Shqipëri.

Ai u emërua në vitin 2020 drejtor i Albetrolit, një nga ndërmarrjet publike më të lakuara për korrupsion. Disa muaj më pas, Rama i besoi Gazhelit drejtimin e Doganave.

Nuk duhet mohuar një punë e mirë e Gazhelit në krye të doganave, që është refuzimi i shantazhit të rrufjanit Irfan Hysenbelliu, i cili ishte mësuar prej vitesh të mos paguante taksa, të pastronte para dhe ndërtonte pa leje, në këmbim të lëpirjes me mediat e tij.

Roli i dyshimtë i Gazhelit në raport me veprimtarinë korruptive të Arben Ahmetaj konsiston në dy momente: Kur ishte drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe ambasador në Turqi.

Është e njohur tashmë historia e korrupsionit të Ahmetajt me Albtelekom, ku vodhi 23 milionë euro.

Kjo aferë është mbyllur në vitin 2016 me një tjetër aferë flagrante, e cila shpresojmë që të hetohet nga SPAK në kuadër të hetimit të hapur për Ahmetajn për pastrim parash.

Në vitin 2016, Albtelekomi i blerë nga turqit befas u tërhoq nga procesi gjyqësor, ku i kërkonte kompanisë Hermes të Ahmetajt 23 milionë euro, që i kishte vjedhur në vitin 2002 me impulset telefonike.

Kur Albtelekom u tërhoq, Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ministria e Financave ka rreth 14 % të aksioneve te Albtelekom.

Pra, Ahmetaj në krye të ministrisë që kishte aksione te Albtelekom, tërhiqet nga gjyqi për interesa të kompanisë së tij private që ia kishte shitur Vilma Nushit. 

Jo vetëm kaq. Por, Ahmetaj kishte edhe bashkëjetuesen, Erjola Hoxha, drejtoreshë kyçe tek Albtelekom. Është pikërisht bashkëjetuesja, në emrin e të cilës Ahmetaj fshehu vilën që i dha Klodian Zoto me vlerë 1 milionë euro në Hamallaj. 

Pjesë e pazarit janë turqit, të cilët zotërorin 80 % të aksioneve të Albtelekom. Kumbari i pazarit dyshohet se është pikërisht Gent Gazheli, i cili shkoi ambasador në Turqi për interesa të forta financiare. 

Madje besohet se për të bindur Presidentin Bujar Nishanin pêr ta dekretuar ambasador në atë kohë, janë hedhur shumë para.

Afera për mbylljen e procesit gjyqësor mbi pretendimin e Albtelekom për dëmin 23 milionë euro nga Ahmetaj, ka kushtuar miliona euro, dhe një pjesë e parave janë pastruar në Turqi dhe Angli, por edhe në Shqipëri.



Më të lexuarat