Pritet hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ për vrasjen e Kastriot Myftarajt, prova që të çon drejt autorëve

Krim & Korrupsion

Publikuar: 08/03/2023

Pritet hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ për vrasjen e Kastriot Myftarajt, prova që të çon drejt autorëve

Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar që ta mbyllë si vetëvrasje dosjen e vdekjes misterioze të gazetarit Kastriot Myftaraj, ndërsa një gjurmë gishtash, në dritaren ku u hodh ose e hodhën, nuk është identifikuar.

Gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj ndërroi jetë më 7 korrik të vitit 2022, në rrethana misterioze, por me version zyrtar vetëvrasje: Duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në Tiranë.

Ka dyshime të forta se gazetari më polemizues në Shqipëri, i njohur për teoritë konspirative dhe zbulimin e të shkuarës së personazheve publikë, është eliminuar.

Së pari, në dritaren ku është hedhur Mytaraj janë konstatuar shenja gishtash, sot ende të paidentifikuar se kujt i përkasin. Kjo është prova më e rëndësishme që të çon në përfindimin se Myftaraj munf të jetë shtyrë nga dikush.

Së dyti, të gjithë miqtë e tij kanë konfirmuar se Myftaraj nuk ka patur asnjë shenjë depresive, madje ishte më aktiv se kurrë, përfshirë edhe në rrjetet sociale.

Së treti, sëmundja e tij nuk ishte e rëndë dhe sipas mjekëve ishte plotësisht e shërueshme.

Së katërti, nëna e Myftarajt ka shprehur bindjen se djalin ia kanë vrarë.

Së pesti, Myftaraj po priste dikë pak minuta pasi u hodh apo e hodhën nga ballokoni. Ai ishte bërë gati dhe kishte folur me dikë në telefon

Së gjashti, prokuroria nuk ka kryer hetime të plota, duke kontribuar në manipulimin e dosjes.

Prapaskena mëson se Studio Ligjore Jurisprudenca po shqyrton të gjitha provat e injoruara nga prokuroria, për të kërkuar rihaphen e hetimeve nga një prokuror tjetër.

Studio Ligjore Jurisprudenca thotë se provat qê ka mbledhur do të hapin ‘Kutinë e Pandorês’ së vrasjes së Kastriot Myftarajt.