Shokon sërish krimineli monstruoz Dan Hutra: S’jam penduar për vrasjen e 3 grave

Kronike

Publikuar: 04/03/2023

Shokon sërish krimineli monstruoz Dan Hutra: S’jam penduar për vrasjen e 3 grave

Vrasësi serial Dan Hutra, që tronditi mbarë vendin të mërkurën e 1 marsit, ka shokuar sërish me dëshminë e tij para togave të zeza

I prerë dhe gjakftohtë, autori i masakrave në tiranë, Dan Hutra, ka pohuar se nuk pendohet për krimet e tij. Ai vrau para dy ditësh 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur. I kërkoj drejtësisë; mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla.”, tha Hutra.

40-vjeçari dy ditë më parë, bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Po ashtu ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

Kujtojmë se në dëshmitë e tij të para ai ka thënë se vrasjet i kishte të planifikuara që kur ishte në burg. “Vrasjet i kisha të planifikuara që në burg”, mësohet të ketë thënë ai kur u arrestua. Ndërkohë bëhet me dije se autori ishte i vendosur për këtë kryer këto ngjarje të rënda që në momentin kur Elena dhe familja e saj e kishin kallëzuar këtë të fundit për dhunë dhe kërcënimet e kryera nga ky i fundit.