Prapaskena

Pa kategori

Sasia më e madhe ndonjëherë, sekuestrohet 2.4 ton kokainë në Australi, arrestohen 12 persona

Publikuar: 04/03/2023

Policia në Australi ka zhvilluar një operacioni disa mujor dhe arriti të lokalizojë dhe sekuestrojë një ngarkesë shumë të madhe prej 2.4 ton kokainë nga Meksika.

Sasia është më e madhja e gjetur ndonjëherë në vend, me një vlerë deri në 635 milionë euro.

Operacioni filloi nëntorin e kaluar dhe zbuloi një anije me 2.4 ton kokainë në Amerikën e Jugut që i përkiste një karteli meksikan. Trafikantët nuk e kishin idenë se ngarkesa ishte në duart e policisë dhe besonin se ishte nisur për në Australi.

Ndërkohë,policia australiane u informua se droga do të mbërrinte më 28 dhjetor dhe se bashkëpunëtorët australianë të trafikantëve po e prisnin. Ata më pas prishën një komplot që çoi në nëntë arrestime në Perth, Australia Perëndimore.

Në fillim të janarit u kryen arrestime të tjera, ndërsa nga hetimet u gjetën drogë dhe para të gatshme në posedim të anëtarëve të bandës. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme, ndërsa mësohet se në total janë arrestuar 12 persona.



Më të lexuarat